Duket se Umtiti ka vendosur për të ardhmen e tij.
Samuel Umtiti i ka bërë të qartë Barcelonës se nuk do të dëgjojë ndonjë ofertë nga klubet e tjera këtë verë.
Skuadra katalanase po konsideron seriozisht shitjen e mbrojtësit qendror për shkak të formës së tij të paqëndrueshme dhe problemeve të vazhdueshme të gjurit.
Barcelona është afër të arrijë një marrëveshje me yllin e Ajax Matthijs de Ligt, por ata do të duhet të shmangin interesin nga Paris Saint-Germain, Bayern Munich dhe Juventus.
Nëse mbrojtësi holandez arrin në ‘Camp Nou’, Ernesto Valverde do ketë pesë qendërmbrojtës në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Kjo nënkupton se njëri nga ta duhet të shitet, me Clement Lenglet që ka pasur partneritet solid me Gerard Pique dhe Umiti është e vetmja zgjidhje për t’u larguar.
Francezi është së bashku me Jasper Cillessen, Nelson Semedo, Philippe Coutinho dhe Malcom si lojtarët që kanë më shumë gjasa të shiten këtë verë.