Zbulohet e vërteta pse Putin nuk përdor telefon mobil

11:51 | 15 Janar 2019

Mësohet arsyeja pse presidenti rus Valdimir Putin nuk përdor telefon mobil.

Zëdhënësi i tij, Dmitrij Peskov ka shpjeguar arsyet pse presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk mban telefon mobil.

Presidentit rus, Vladimir Putin nuk i nevojitet Tëitteri për të qenë më i afërt me popullin, ka deklaruar zëdhënësi i tij, Dmitrij Peskov.

“Putin për momentin nuk ka nevojë për këtë”, tha Peskov gjatë një interviste për revistën “Argumente dhe fakte”, përcjell lajmi net.

Ai u përgjigj në pyetjen nëse Putin ndjek shembullin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump i cili në mënyrë aktive përdor rrjetet sociale.

“Presidenti në tavolinën e punës i ka pothuajse të gjitha gazetat dhe revistat. Ai lexon shumë. Lexon edhe në fluturim. Ai nuk i shmanget internetit, i vetëm i ndjek lajmet”, shpjegoj Peskov. Ai ka shtuar se aeroplani i presidentit ka internet.

Në pyetjen si jeton Putin pa telefon, Peskov shtroi pyetjen: “Si është jetuar më herët pa telefon?”. “Presidenti i shtetit nuk mund të ketë telefon të mençur, sepse kjo nënkupton se personi pranon në transparencë të plotë”, theksoi Peskov.

Komento: