Zbulohet edhe një variant i COVID-19, konfirmohen 25 raste

09:54 | 08 Janar 2022

Zbulohet një variant i ri i koronavirusit.

Një variant i ri i COVID është zbuluar në Qipro sipas asaj që ka deklaruar në mediat qipriote profesori i Departamentit të Shkencave Biologjike të Universitetit të Qipros, Dr. Leontios Kostrikis.

Sipas tij ky është mutacioni Deltacron i cili është identifikuar te 25 individë të ndryshëm.

Ai shpjegoi se, “25 pacientët tek të cilët u zbulua mutacioni i ri, 11 u shtruan në spital dhe 14 persona janë raste kontakti. Incidenca e mutacionit të ri ishte më e lartë te pacientët e shtruar sesa te pacientët ambulatorë . Mund të themi se lidhja e Deltacron me sëmundjet që kërkojnë trajtim nuk është e rastësishme”.

Komento: