Zbulohet ekipi i ri i Modricit për sezonin e ri

14:07 | 30 Prill 2019

Mijatovic konfirmon ekipin e Modricit për sezonin e ri.

Predrag Mijatovic ka thënë se ka biseduar me mesfushorin kroat i cili i ka thënë se do të mbetet në Santiago Bernabeu.
Luka Modric nuk do të largohet nga Real Madrid.

Ish sulmuesi i “Los Blancos”, Predrag Mijatovic ka thënë se ka biseduar me mesfushorin kroat i cili i ka thënë se do të mbetet në Santiago Bernabeu.

“Do të vazhdojë. Kam biseduar me të pas ndeshjes me Rayon që ishte një prej ndeshjeve më të dobëta ku ka luajtur”, u shpreh Mijatovic për “El Larguero”, transmeton lajmi net.

“Nuk do të jetë e lehtë sepse i gjithë ekipi është i vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime. Por, Modric do të vazhdojë të luajë në Real Madrid”, theksoi ai.

Komento: