Zbulohet emri i pasardhësit të mundshëm të Ancelottit

14:43 | 21 Mars 2023

Një kandidat i ri për ta zëvendësuar Carlo Ancelottin në bankinën e Real Madridit.

Sipas mediumit gjerman “Bild”, trajneri italian pritet të shkarkohet në fund të sezonit nëse “Los Blancos” nuk e fitojnë Ligën e Kampionëve.

Më saktësisht, kampionin aktual spanjoll, evropian dhe botëror mund ta marrë në dorë trajneri aktual i Eintracht Frankfurtit, Oliver Glasner, i cili ka kontratë me klubin gjerman deri në verën e vitit 2024.

Gjermanët ia kanë propozuar atij një kontratë të re, por ai nuk është i bindur ende, duke e konsideruar faktin se edhe Tottenhami është duke e monitoruar situatën e tij dhe e sheh si zëvendësues ideal të Antonio Contes, i cili pritet të largohet nga Londra gjatë këtyre ditëve.

Reali i Ancelottit u mposht nga Barcelona në fundjavë me rezultat 1:2 dhe kështu mbeti 12 pikë prapa gjigantit katalunas, që nënkupton se iu zbehën pothuajse krejt gjasat për ta fituar titullin e kampionit në Spanjë.

Komento: