Zbulohet fajtori i vetëm për largimin e Ronaldos nga Real Madrid

10:32 | 23 Shkurt 2019

Është zbuluar fajtori i vetëm për largimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madrid.

Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, vazhdon ta akuzojë Florentino Perezin, si personin e vetëm fajtor për largimin e Cristiano Ronaldos nga ‘Santiago Bernabeu’.

34 vjeçari pas nëntë viteve qëndrim te Real Madrid, është larguar verën e kaluar për t’iu bashkuar Juventusit në Serie A.

Gjatë qëndrimit te Real Madrid, Cristiano Ronaldo ka thyer pothuajse të gjitha rekordet e klubit, duke qenë njeriu kryesor në sukseset e tyre në Ligën e Kampionëve.

“Florentino Perez është fajtori i vetëm për largimin e Ronaldos”, ka deklaruar Calderon, përcjell ‘lajmi.net’.

Sipas pretendimeve të Calderon, Perez ka refuzuar rritjen e pagës për Cristiano Ronaldon, pavarësisht triumfit të tretë radhazi në Ligën e Kampionëve në tre vitet e fundit.

Komento: