Zbulohet fanella e tretë e Juventusit

12:08 | 06 Gusht 2019

Është zbuluar edhe fanella e tretë e Juventusit.

Juventusi e ka publikuar fanellën e tretë për sezonin e ardhshëm, 2019/20, për të cilën kanë thënë se është punuar me “teknologjinë më të re dhe me dizajn më të mirë”.

Fanella, me ngjyrë të kaltër, është e përbërë plotësisht nga poliestër i ricikluar. Mbi ngjyrën e kaltër, është vendosur një dizajn shkëlqyes me ngjyrë metalike.

Fanella e tretë komplimentohet nga pantallonat e shkurta po ashtu të kaltra dhe çorapet e kaltra.

Të gjithë këto elemente janë të theksuara nga vijat karakteristike të Adidasit me ngjyrë të bardhë.

Në mesin e atyre që e modeluan këtë fanellë ishin Giorgio Chiellini, Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala.

Ky i fundit është raportuar se mund të largohet nga Juventusi gjatë këtij afati kalimtar, për shkak të interesimit të Manchester Unitedit.

Të gjitha fanellat e klubit për sezonin e ardhshëm i kanë pasur disa ndryshime nga fanellat tradicionale.

Fanella e parë është dizajnuar në blloqe ngjyrash e jo vija, ndërsa fanella e dytë është më ngjyrë të bardhë dhe të kuqe.

Komento: