Zbulohet: FIFA do të lejojë pesë zëvendësime në kohën e COVID-19

13:10 | 07 May 2020

Futbolli në kohën e COVID-19: FIFA do të lejojë pesë zëvendësime.

Shefi i gjyqtarëve, Nicola Rizzoli ka zbuluar se FIFA ka ndërmend të lejojë skuadrat të bëjnë deri në pesë zëvendësime kur futbolli të luhet në temperatura të larta gjatë verës, në mesin e pandemisë së COVID-19.

Ligat gjithandej nëpër botë po kërkojnë mënyra për të vazhduar sezonet e pezulluara, dhe do t’ju duhet të zbresim në fushë gjatë muajit qershor dhe gusht.

Rizzoli, zyrtar italian që drejtoi finalen e Kupës së Botës së vitit 2014, që tani punon si një përcaktues i gjyqtarëve në Serie A, tha se ndryshimi mund të jetë te numri i zëvendësimeve, nga tre në pesë.

“Unë besoj se FIFA e ka ndërmend të lejojë pesë zëvendësime. Në një fazë të sezonit me shumë ndeshje njëra pas tjetrës dhe në temperatura të ngritura, ne duhet të bëjmë të gjithë një hap përpara, për të ndihmuar të gjithë”, ka deklaruar Rizzoli, përcjell lajmi.net.

Për vazhdimin e ligave, gjithashtu janë duke u kërkuar masa të rrepta mjekësore dhe higjienike, me ndeshjet që do të luhen pas dyerve të mbyllura.

Komento: