Zbulohet formula e Klopp për ndalimin e Hazard

21:39 | 13 Prill 2019

Klopp ka një plan për të ndalur Hazard.

Liverpool do të tentojë sërish, pesë vite pas atij gabimi fatal të Steven Gerrard!

Gjatë sezonit 2013-14, disfata kundër Chelsea të José Mourinho në Anfield 2-0, i kushtoi titullin të Kuqve të Brendan Rodgers.

Jürgen Klopp shpreson që pasha e atij precedent të mos ndihet në përballjen kundër skuadrës së Maurizio Sarri dhe që të hipotekojë 3 pikët.

Për t’ja dalë mbanë, më parë duhet të ndalë yllin e “Bluve të Londrës”, Eden Hazard, një mision i komplikuar.

Belgu po përjeton një moment të artë me fanllën e Chelseas dhe në këtë sezon të Premier League numëron 16 gola dhe 12 asiste.

Gjithsesi, duket se Klopp ka një plan për të ndalur Hazard, edhe pse ai shkon përtej rregullave të futbollit.

“Do të fus në fushë 13 futbollsitë dhe dy prej tyre do të luajnë vetëm kundër Eden”, deklaroi Klopp, i cili përtej shakave paralajmëron futbollistët e tij: “Nëse ai ka topin mes këmbëve atëherë është shumë vonë. Në duel një kundër një është e vështirë, për ta ndalur duhet ndihma e më shumë futbollistëve”, transmeton telesport.

“Më pëlqejnë futbollsitë të tillë. Mund të jetë më i miri në botë, ka patur një karrierë të shkëlqyer që nuk ka përfunduar ende. Vlerësoj shumë gjëra të lojës së tij. Hazard është një futbollist i mirë, por si të gjithë futbollistët e mirë, duhet të përballet me ne dhe do të bëjmë gjtihçka për të anulluar të paktën disa nga cilësitë e tij”, deklaroi Klopp.

Komento: