Mësohet se ku do të përfundojë Cristiano Ronaldo.
Agjenti i Cristiano Ronaldo, Jorge Mendes, ka thënë se superylli portugez mund të përfundojë karrierën e tij në Itali me klubin aktual Juventus.
Kontrata e ish-sulmuesit të Real Madridit me Bianconeri zgjat deri në vitin 2022, kur ai do të mbush 37 vjeç.
Dhe Mendes thotë se klienti i tij është i lumtur në Torino dhe nuk ka dëshirë të vazhdojë më tej, që do të thotë se ai mund t’i jap fund karrierës në Serie A.
“Në Juventus ai është i lumtur, ka një trajner të shkëlqyer”, i tha Jorge Mendes Sky Sports.
“Po, ai mund të përfundojë karrierën e tij te Juventus – ai ka nënshkruar një kontratë”.