Zbulohet: Higuain do të debutojë në derbin e së shtunës me Chelsean

19:52 | 17 Janar 2019

Sulmuesi i Milanit, Gonzalo Higuain pritet që nesër të përfundimisht të transferohet te Chelsea.

Mediat italiane madje kanë zbuluar edhe në cilën ndeshje do të debutojë Higuain në Londër, përcjell ORAinfo.

Higuain ka luajtur vetëm 20 minuta në Supercopën italiane kundrejt ish klubit të tij Juventus, në atë që mund të jetë një fund simbolik i kohës së tij në Itali.

Mediat italiane raportojnë se shefi i Chelseat, Maurizio Sarri, dëshiron që Higuain të fitojë ndeshjen kundër Arsenalit në Premier Ligë të shtunën dhe prandaj do të bëjë një lëvizje brenda 24 orëve të ardhshme.

Ndeshja ndërmjet Chelseas dhe Arsenalit do të luhet të shtunën, dhe pikërishtë në këtë derbi pritet të debutojë Higuain. /ORAinfo/

Komento: