Zbulohet historia e nënës përbindëshe nga Prizreni: Ja se e privoi nga jeta ajo foshnjën e porsalindur

08:25 | 28 April 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Komunën e Prizrenit.

Para gjashtë ditësh në një shtëpi në qendër të Prizrenit, një grua solli në jetë një foshnje të gjinisë mashkullore. Procesin e lindjes gruaja me inicialet M.B. e bëri e vetme në një dhomë. E shenjat ende nuk janë larguar nga vendi ku e solli në jetë djalin e saj.

Megjithatë ai nuk jetoi gjatë. Nga dhoma ku lindi, 27-vjeçarja e dërgoi foshnjën e saj në tavanin e shtëpisë, ku edhe dyshohet se e privoi nga jeta, raporton T7. Këtë akt, sipas familjarëve të saj dyshohet se ajo e kreu duke përdorur një mbështjellës të rrobave.

Familjarët e saj kishin vërejtur se në shtëpinë e tyre ishte kryer lindja por foshnjën nuk e shihnin askund. Ata menjëherë dyshuan se ajo po e fshehte diku të porsalindurin.

Një veprim të tillë, 27-vjeçarja e kishte bërë edhe më herët. Sipas njerkës së saj, ajo edhe vitin e kaluar e ka privuar nga jeta fshehurazi një fëmijë që e kishte lindur.

Sipas familjes së saj, 27-vjeçarja nuk është e martuar. T7 mësoi se M.B kishte të dashur dhe e ka vizituar shtëpinë e këtij të fundit.
Mirëpo, jashtë kamerës, familjarët e të dashurit thanë se fëmija nuk ishte i djalit të tyre. Këto veprime mizore e dyshuara i kishte bërë me vetëdije të plotë.

Mjeku kujdestar, i cili e kishte kontrolluar atë thotë se 27 vjeçarja nuk kishte probleme. Ndërkohë, prokuroria në Prizren bën me dije se gruaja nga Prizreni me urdhër të prokurorit është në paraburgim për dyzet e tetë orë.

E dyshuara, edhe pse jetonte në një shtëpi me anëtarët e tjerë të familjes, nuk u ka treguar atyre nëse ka pasur probleme që do të mund ta shtynin ta kryej aktin makabër.

Komento: