Zbulohet identiteti i dy të rinjtë që ranë në humnerë në autostradën “Ibrahim Rugova”

10:44 | 29 Qershor 2019

Këta janë dy të rinjtë që ranë në humnerë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Arianit Bytyqi, 26 vjeçar dhe Gentrit Gallopeni, 20 vjeç janë dy personat që kanë ndërruar jetë si pasojë e rënies në një humnerë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në momentin që kanë kaluar mburojën e trasesë së parë të autostradës dhe duke tentuar të kalojnë në trasenë tjetër kanë rënë në humnerë pasi që hapësira në mes dy traseve është afër 3 metra.

Që të dy ishin kondukterë në kompaninë e autobusëve “Sharr Travel”.

Komento: