Zbulohet identiteti i personit që u gjend pa shenja jete në Pejë

10:55 | 23 Dhjetor 2019

Është mësuar emri i personit që është gjetur mbrëmë në Pejë pa shenja jete.

Mbrëmë rreth orës 20:26, një ankues ka kërkuar ndihmën e Policisë në Pejë pasi që në shtëpinë e tij ishin ndalur dritat dhe mbyllur dera, ndërsa i vëllai nuk i lajmërohej në telefon.

Njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur një person pa shenja jete.

Indeksonline mëson se viktima është Lulzim Rama, i lindur në vitin 1978.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion me vendim të prokurorit.

Lulzim Rama ishte vëllau i avokatit kosovar, Ilir Rama.

Komento: