Zbulohet identiteti i qytetarit që e mbyli lisi në Prishtinë

12:47 | 25 Dhjetor 2018

Një person ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një lisi mbrëmë në Prishtinë nga erërat e forta. Mësohet se viktima është 45 vjeçari S.M.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën rreth orës 16:10, një person që punonte në një autoservis është goditur nga një pemë e cila është rrëzuar si pasojë e erës.

Mësohet se viktima është S.M, i lindur në vitin 1973.

“Raportohet se si pasojë e erërave te forta, është rrezuar një peme-lis dhe si pasoj dyshohet se ka zënë viktimën mashkull K-Shqiptar punëtor i një autoservisi. Viktima është dërguar ne QKUK ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me urdhër te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor të Policisë. /ORAinfo/

Komento: