Zbulohet identiteti, ky është kosovari që humbi jetën në Siri

22:40 | 13 May 2019

Një tjetër kosovar ka humbur jetën në zonën e konfliktit në Siri.

Bëhet fjalë për Rron Eminin, djalin 23-vjecar nga Prishtina, që në Siri për t’iu bashkuar organizatës ISIS shkoi para tri vjetësh.

Në rrjetet sociale, të afërm të Rronit kanë publikuar fotografitë e të riut nga zonat e luftës, me të cilat kanë njoftuar për humbjen e tij.

Se Rroni është privuar nga jeta në zonë të luftës, e ka konfirmuar për Gazetën Express edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

“Po kemi informacion që një kosovar, i cili ishte pjesë e grupit ‘Al-Nusra’, Rron Emini ka humbur jetën. Deri me tani këto informacione i kemi ne si autoritete të Kosovës”, ka thënë Tahiri për Express.

Rroni i ishte bashkuar organizatës ISIS në vitin 2016.

Institucionet e shtetit në prill kanë sjellë nga Siria 110 shtetasve kosovarë, më mesin e të cilëve edhe katër burra që dyshohet se kanë qenë pjesë e luftës nën flamurin e zi të Shtetit Islamik.

Të tjerët ishin fëmijë që kanë njërin prej prindërve me nënshtetësi kosovare dhe gra që janë shkuar atje me burrat e tyre.

Institucionet kanë njoftuar së planifikojnë t’i kthejnë edhe 60 shtetas të tjerë nga Siri

Siria po hyn në vitin e nëntë të luftës civile, ndërsa Shtet Islamik (ISIS) po e shënon fundin e tij. Lufta nisi dhe po përfundon me Bashar Al-Assadin që nuk u dorëzoi asnjëherë kreun e shtetit tashmë të shkatërruar.

Mbi 300 kosovarë janë bërë pjesë e ISIS’it, disa prej tyre janë kthyer në Kosovë e disa kanë pasur fatin e Rronit.

Komento: