Zbulohet: Ja pse Romagnoli refuzoi Juventusin verën e kaluar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Zbulohet: Ja pse Romagnoli refuzoi Juventusin verën e kaluar

11:40 | 09 Shkurt 2019

Kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli ka një sezon të shkëlqyer deri më tani dhe nga vera e kaluar ai gjithashtu është një kapiten i vërtetë për rossonerët.

Sipas Tuttosport, mbrojtësi ishte afër kalimit në Juventus, por në fund refuzoi ofertën e tyre.

Një sinjal i rëndësishëm, i cili dëshmon lidhjen e tij me klubin.

Zërat e kohëve të fundit për interesin e Juventusit nuk kanë ndikuar fare në të.

Romagnoli është mirë në Milano dhe nuk ka ndërmend të ndryshojë ambientin.

Klubi e konsideron kapitenin një shtyllë të rindërtimit teknik të ekipit.

Romagnoli pëlqen rolin: ai është një nga më të dëgjuarit nga grupi, por edhe një nga lojtarët më me përvojë në aspektin e ndeshjeve të luajtur për klubin.

Shfaqjet e tij janë rritur, sezon pas sezonit. Mbi të gjitha, Romagnoli është rritur në drejtim të udhëheqjes dhe menaxhimit të mbrojtjes.

Me pak fjalë, jo vetëm një udhëheqës me shiritin e kapitenit, por edhe një udhëheqës teknik, duke treguar kualitetet e tij çdo javë në Serie A. /ORAinfo/

Komento: