Zbulohet: Kaka s’kishte dashur të largohej kurrë nga Milani

09:05 | 23 April 2020

Kaka i ishte ofruar Interit, e kishte refuzuar Man Cityn dhe s’kishte dashur të largohej kurrë nga Milani.

Menaxheri Gaetano Paolillo ka zbuluar sesi Leite Kaka e kishte refuzuar Manchester Cityn, i ishte ofruar Interit dhe kurrë nuk kishte dashur të largohej nga Milani për Real Madridin.

Kaka i mbushi 38 vjet dhe ishte Paolillo i cili e zbuloi talentin e tij kur ai luante për San Paulon më 13 maj 2003, transmeton Gazeta Express.

“Ai po vinte nga një lëndim por ishte i jashtëzakonshëm, duke e shënuar një gol dhe duke dhënë një asist, por ka mundur t’i shënonte nja dy apo tri të tjera”, tha Paolillo për MilanNeës.it.

“E pyeta Kakan se për cilin klub evropian donte të luante. Ai me tha për Milanin. Bisedova me Milanin por nuk ishte e lehtë sepse ata e kishin Manuel Rui Costa dhe Rivaldon në atë rol”, zbuloi ai.

“Unë madje ia ofrova Interit atë, por trajneri Hector CUper nuk e dinte se çfarë të bënte me të në një formacion 4-4-2. Askush tjetër nuk ishte i interesuar në të vërtetë, gjë që më çudiste”, shtoi ai.

“Në fund, avokati i Milanit Leonardo Cantamessa madje e shikoi horoskopin e Kakas dhe tha se Milani duhej ta blinte atë, sepse yjet po shndritshin në të”, vazhdoi ai.

Kaka shkëlqeu në Milan, por klubi ishte në vështirësi financiare dhe gati sa nuk e shiti atë në Manchester City për 100 milionë euro më 2009.

“Sikur të ishte në dorën e Milanit, ata do ta shisnin atë në Manchester City për 100 milionë euro, por Kaka refuzoi në çdo mënyrë”, nënvizoi ai.

“Real Madridi pyeste për Kakan çdo vit por Milani gjithmonë e konsiderohet atë të pa shitur dhe edhe Kaka donte të qëndronte. Kaka shkoi në Brazil për të luajtur një ndeshje për Kombëtaren dhe Milani e shiti sa ai nuk ishte në Milano. Ai kurrë nuk donte të largohej dhe paratë që i fitonte në Real Madridi nuk ishin problemi. Ai ishte i lumtur në Milan por klubi vendosi ta shiste dhe Real Madridi ishte opsion i mirë”, përfundoi ai.

Komento: