Zbulohet kërkesa e Maldini për të qëndruar në Milan – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Zbulohet kërkesa e Maldini për të qëndruar në Milan

15:25 | 31 Maj 2019

Paolo Maldini pritet që ditëve në vazhdim t’i japë përgjigje presidentit të Milanit, Ivan Gazidis, lidhur me atë nëse do të marrë rolin e drejtorit teknik, që është lënë bosh pas dorëheqjes së Leonardos.

Nëse Maldini e pranon këtë rol, ai së bashku me Gazidis do të luajë një rol kyç në emërimin e menaxherit të ardhshëm të Milanit, përcjell ORAinfo.

Maldini thuhet se ka kushte të caktuara që Gazidis duhet të plotësojë nëse ai duhet të marrë rolin.

Maldini po kërkon që t’i jepet autonomia në menaxhimin e aspekteve teknike të klubit.

Megjithatë, mendohet se këto kushte shkojnë kundër asaj që Gazidis ka përcaktuar si vizionin e tij për klubin dhe duhet të ketë njëfarë ‘takimi në mes’ nëse do të gjendet një zgjidhje.

Dhe sapo të sqarohet kjo, mënjëhërë do të fillohet me skenën qendrore për zgjedhjen e trajnerit të ri, me Inzaghi dhe Giampaolo që mendohet të jenë emrat kryesorë për tu transferuar në ‘San Siro’. /ORAinfo/

Komento: