Zbulohet: Këta dy persona kandidat për ta zëvendësuar Sarrin te Chelsea

08:39 | 20 February 2019

Trajneri italian Maurizio Sarri është afër shkarkimit nga Cjelsea.

Dhe, drejtuesit e klubit kanë nisur të mendojnë për zëvendësuesin e Sarrit.

Mediat britanike raportojnë se Zinedine Zidane dhe Frank Lampard janë dy kandidatët më seriozë për ta zëvendësuar Maurizio Sarrin në postin e trajnerit të Chelseat.

Sipas Sky Sports, dyshja janë identifikuar tashmë si zëvendësues të mundshëm të Sarrit, pas një diskutimi të brendshëm nga
bordi i të kaltërve, transmeton Gazeta Express.

Transmetuesi britanik shpjegon se bordi i Chelseat është shumë i shqetësuar me paraqitjet e fundit dhe rezultatet e ekipit.

Të kaltrit i kanë pranuar 10 gola në dy ndeshjet e fundit kundër Bournemouthit dhe Manchester Cityt, para se të eliminoheshin nga FA Cup prej Manchester Unitedit.

Kjo ka bërë që drejtuesit ta mendojnë seriozisht shkarkimin e Sarrit ende pa u bërë një vit nga emërimi i tij në stol.

Zidane është pa punë momentalisht, pasi e udhëhoqi Real Madridin drejt tre titujve në Ligën e Kampionëve dhe ligës spanjolle nga 2016 deri në fund të 2018-es.

Lampard, në anën tjetër, është legjendë e Chelseat dhe momentalisht është trajner i Derby Countyt, të cilin e ka çuar dy pikë afër një vendi në play-off për t’u promovuar në Premierligë.

Komento: