Maurizio Sarri i ka ditët e numëruara te skuadra e Chelseas.
Ai pritet që të shkarkohet për shkak të rezultateve të dobëta.
Dhe, humbja e thellë 6:0 kundër Manchester Cityt ka bërë që largimi i tij të jetë i pashmangshëm.
Mediat në Londër zbulojnë se janë tre menaxherë që mund të zëvendësojnë Maurizio Sarri në Chelsea.
Diego Pablo Simeone i Atletico Madrid konsiderohet si kandidati kryesor edhe pse argjentinasi ka nënshkruar kohët e fundit një zgjatje të kontratës me klubin.
Legjenda e Blues Frank Lampard dhe Gianfranco Zola, i cili aktualisht punon si ndihmës i Sarrit, gjithashtu janë të lidhur për të marrë drejtimin e skuadrës së Chelseas. /ORAinfo/