Zbulohet klubi i ri i Pogbas

08:27 | 06 Dhjetor 2019

Lamtumirë Man Utd, zbulohet klubin i ri i Pogbas.

Paul Pogba ka vendosur përfundimisht të largohet nga Manchester United.

Paul Pogba do të largohet nga Manchester United. Mesfushori francez ka vendosur që përfundimisht të ndahet nga “Red Devils”, pas përfundimit të këtij sezoni.

E përditshmja sportive franceze “L’Equipe” raporton se Pogba tashmë ka një destinacion të preferuar dhe ai është Real Madrid, përcjell lajmi.

Pogba spekulohet se ka biseduar në lidhje me transferimin e tij në Santiago Bernabeu edhe me trajnerin e “Los Blancos”, Zinedine Zidane.

Ai është duke kaluar një stinor të vështirë të penguar nga lëndimet derisa Manchester United është larg nga pozitat e kreut të tabelës në Premierligë.

Komento: