Zbulohet ku ishte xhiruar skena e fotos së Brovinës, pre e saj kishte rënë edhe ky politikan me 2004

19:20 | 17 May 2019

Fotografia e Brovinës, skenë e xhiruar në Hungari.

Gazeta e madhe amerikane, “Boston Globe” ishte kritikuar ashpër në vitin 2004, kur vendosi të publikojë fotografi nga një konferencë e një asamblisti lokal, Chuck Turner.

Me titullin “Asamblisti merret me çështjen e Irakut”, Globe raportoi se bashkë me aktivistin Sadiki Kambon paraqitën fotografi që gjoja dëshmonin përd,hunimin e grave irakiane nga ana e ushtarëve irakianë, raporton KTV.

Fotografitë e prezantuara në vitin 2004 janë pjesë e filmit të njëjtë për të rritur, një skenë të të cilit e përdori në Kuvend deputetja e PDK-së, Flora Brovina.

Një ditë më vonë, gazeta amerikane kërkoi falje për publikimin e artikullit, duke thënë se gaboi kur vendosi të publikojë pamjet e konferencës së Turnerit.

Mediat amerikane, në atë kohë, arritën të konfirmojnë se fotografitë ishin të rrejshme, e ishin pjesë e skenave të një filmi për të rritur, të xhiruar në Hungari.

Për herë të parë, propagandën me këto fotografi e kishin nisur disa faqe tuniziane.

Ndërkohë, e mbijetuara e dhu,nës sek,suale në luftën e Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka thënë se gratë nuk do të dorëzohen kurrë pavarësisht pengesave që u dalin përpara.

“Motra e vëllezër të dashur, ju që e patët fatin e njëjtë me mua, fat që tashmë jetën tonë po e rëndon, edhe ju vendësit e mi nga Kosova, dua t’ju them dhe t’ju siguroj që zëri im do të jehojë gjithandej për të vërtetën e madhe. Kot mundohen me mohime, me foto apo me forma tjera, sepse një ditë drejtësia do të triumfojë. Përderisa ne kërkojmë drejtësi nga institucionet tona, ata duhet të gjejnë mundësi për të ardhur deri te drejtësia, sepse ne nuk do të dorëzohemi kurrë, gjërat duhet bërë pavarësisht pengesave”, ka shkruar ajo në një reagim.

Në mbështetje të të mbijetuarve të dhu,nës gjatë luftës në Kosovë kanë dalë edhe shumë organizata që merren me mbrojtjen e kësaj kategorie të viktimave të luftës.

Andaj, më 20 maj, në sheshet “Zahir Pajaziti” e “Skënderbeu”, në Prishtinë do të mbahet një marsh protestues.

Komento: