Klopp “bllokoi” largimin e Shaqirit nga klubi i Liverpoolit.
Sipas mediave në Turqi, thuhet se largimin e Xherdan Shaqirit nga Liverpooli e ka bllokuar vet Jurgen Klopp.
Shaqiri dhe klubi turk, Fenerbahce ishin shumë afër arritjes së një marrëveshje, por si duket Klopp e kishte bllokuar transferimin e Shaqirit, shkruan IndeksOnline
Kështu, Klopp nuk dëshiroi ta largoi Shaqirin, kjo pasi ai nuk pëlqen që futbollisti i tyre të largohet në formë huazimi.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe vet gazeta e njohur turke, “Takvim”, ku tha se tekniku gjerman bllokoi largimin e Shqirit nga Liverpooli për huazim te Fenerbahce.