Atdheu zbulon arsyen e prishjes së shoqërisë me Andin – qenka një vajzë, por kush dhe pse?
Raporti mes Andit dhe Atdheut u rikthye në fokus së fundmi, kjo pas hyrjes së Xharavinës në Big Brother VIP Kosova, që në kontaktin e parë, ata u shfaqën shumë të ftohtë ndaj njëri-tjetrit.
I pyetur nga fansat sot, Atdheu ka treguar versionin e tij e tëra lidhet me Sarën, ish të dashurën e Atdheut. Ai ka thënë se i ka dhimbur që të nesërmen e ndarjes nga ajo, Andi është takuar me atë person.
“Kur më ka thënë Andi a ka mundësi ti shmangem dikujt, unë iu kam shmangur. E kam pasur vëlla”, ka deklaruar Atdheu duke treguar situatën për banoret por edhe publikun qe ka pyetur.
E duket se femra që ka prishur miqësinë mes tyre ka qenë Jasmina.
Bukuroshja nga Shqipëria ishte përfolur fillimisht për një lidhje me Atdheun, ndërsa me pas ajo ka qenë në lidhje edhe me Andin. /ORAinfo/