Kush janë dhe si quhen dy personat që po kërkohen për privimin nga jeta të Ivanoviqit.
Dy personat të cilët janë shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës në lidhje me privimin nga jeta të politikanit serb, Oliver Ivanoviq, janë dy studentë serbë nga Mitrovica e Veriut
Emrat e dy këtyre dy studentëve serbë që po dyshohen se kanë marrë pjesë në privimin nga jeta të Ivanoviqit, janë Ivan Dimitrijevic dhe Milos Radosavljevic.
Bëhet fjalë për studentët, Ivan Dimitrijevic, i lindur në Prokuplje me banim në Kursumlji, student në Mitrovicën e Veriut, studime master.
Kurse Milos Radosavljevic nga Prokuplja, po ashtu me banim në Kursumlji, është student në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut, me banim të përkohshëm në qendrën studentore në Veri.
Agjencia Inteligjence e Serbisë (BIA) i ka marrë në pyetje Dimitrijevicin dhe Radosavljevic pasi kishte ndodhur privimi nga jeta e Ivanovicit, pasi këta ishin dorëzuar vetë tek autoritetet serbe për të sqaruar rastin.
Të gjitha këto i ka konfirmuar edhe president i Serbisë, Aleksandar Vucic, por ai të dy këta po i bënë si të pafajshëm dhe se prindërit e tyre janë shqetësuar për publikimin e fotove të tyre, madje ai ka ironizuar me këtë.
“Që ata në Prishtinë të mos mundohen të kërkojnë terr’oristë e vr’asës, nuk bëhet fjalë për vr’asës por studentët, Ivan Dimitrijevic dhe Milos Radosavljevic nga Prokuplje me banim në Kursumlji. Kjo tregon se me jo seriozitet i qasen gjithë kësaj”. Ju tha gazetarëve Vucic në Beograd mbrëmë.
Kujtojmë se Policia e Kosovës dje publikoi foton e dy personave si të dyshuar për rastin e politikanit serb të vr’arë në Mitrovicë, Oliver Ivanonvic, ku kërkohej ndihmë për identifikimin e tyre.