Federico Bernardeschi, beson se trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, do të ishte një trajner i mirë në Juventus.
Mesfushori pretendon se kushdo që sjell klubin, ai është i sigurt se do të përshtatet me klubin mirë, por gjithashtu thotë se trajneri i Chelsea ka një profil të mirë për këtë punë, përcjell ORAinfo.
“Si një lojtar mund të them se Sarri është një profil i vlefshëm për mua, por unë nuk e di saktë nëse ai do të jetë menaxher i ardhshëm”, u tha ai gazetarëve./ORAinfo/