Ancelotti zbulon listën e futbollistëve për përballjen me Barcelonën, konfirmohet vetëm një mungesë.
Real Madrid ka publikuar listën zyrtare të skuadrës para ndeshjes së dytë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit, kundër Barcelonës.
Antonio Rudiger ishte mungesa e dukshme e Real Madridit në ndeshjen e fundit kundër Valladolidit për shkak të lëndimit në gju, por gjermani është kthyer në skuadër dhe është në garë tani për një vend në formacionin e titullarëve, shkruan Gazeta Express.
Një tjetër mungesë ishte Mariano Diaz, por edhe ai është rikthyer dhe është ftuar nga Carlo Ancelotti, edhe pse ka pak gjasa që ai të ketë minuta nesër.
Ferland Mendy vazhdon të jetë mungesa e vetme për “Los Blancos”.
Ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Mbretit do të zhvillohet të mërkurën mbrëma, në “Camp Nou”, me fillim prej orës 21:00.
Ndeshja e parë gjysmëfinale e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” ishte fituar minimalisht (0:1) nga Barcelona