Mesfusha e Milanit mund të pësojë një revolucion të thellë këtë verë.
Përderisa Ralf Rangnick pritet të marrë përsipër klubin, themelet e reja do të bazohen te lojtarët e rinj që tashmë kanë një përvojë.
Tuttosport raporton sot se kuqezinjtë tashmë janë duke punuar në strategjitë e tyre për verën, së bashku me menaxherin gjerman, përcjell ORAinfo.
Madje është përpiluar një listë e shkurtër prej tre personash për të përmirësuar departamentin e mesfushës.
Dominik Szoboszlai, i cili luan për RB Salzburg, është në listën e Rangnick, i cili po shkëlqen pavaërsisht moshës së tij të re si 19 vjeçar.
Përforcimi i dytë pritet të jetë Samuele Ricci (Empoli), mirëpo Rangnick do të donte ta monitoronte atë pak më shumë para vendimit final.
Lojtari i tretë është Teun Koopmeiners, kapiteni i AZ Alkmaar.
22 vjeçari është më me shumë përvojë se dy të parët, duke bërë që Rangnick të këmbëngul që ai të zbres sa më parë në ‘San Siro’. /ORAinfo/