Barcelona sot pritet të bëhet me trajner të ri.
Ronald Koeman është i gatshëm të bëjë ndryshime të mëdha te skuadra e Barcelonës.
Ronald Koeman pritet të marrë sot rolin e trajnerit të ri të Barcelonës.
Strategu holandez do të zyrtarizohet si trajner i ri i gjigantit katalan në një konferencë për media duke zëvendësuar të shkarkuarin, Quique Setien.
“Mundo Deportivo” raporton se Koeman tashmë ka gati një listë me emrat e futbollistëve që nuk pritet të jenë pjesë e skuadrës në sezonin e ri, transmeton lajmi.
Rast për rast, futbollist për futbollist, në listën e parë të Koemanit për largim nga klubi janë: Rakitic, Umtiti, Vidal, Suarez, Alba dhe Busquets.
Gjashtë emra të mëdhenj që Koeman është i gatshëm t’i sakrifikojë për të krijuar një skuadër të denjë për të luftuar për tituj në edicionin e ardhshëm.