Zbulohet marrëveshja e Milanit për Thauvin

16:55 | 10 October 2020

Kjo është marrëveshja e Milan për Thauvin.

Raportet në Spanjë dhe në Francë kanë raportuar sot për një marrëveshje të mundshme verbale në mes të Milan dhe Florian Thauvin, si lojtar i lirë sezonin e ardhshëm

Sipas todofichajes dhe Footmercato.net, marrëveshja në parim në mes të klubit të ri dhe lojtarit është arritur.
Kontrata e Thauvin me Olympique Marseille skadon në qershorin e 2021 dhe ai duket se nuk dëshiron që ta zgjat atë më me ekipin francez.

Do të jetë një kontratë tepër e mirë për kuqezinjtë, pasi që Thauvin është vetëm 27 vjeçar dhe ka 10 paraqitje për Francën, në njërën prej të cilave ka shënuar edhe një gol.

Shumicën e karrierës së tij ai e ka kaluar në mes të Marseille dhe Newcastle United.

Më parë, Thauvin është lidhur me një kalim si transfer i lirë edhe të Roma, madje edhe këtë verë.

Komento: