Zbulohet mashtrimi i madh i produksionit, e ndaluan befasinë e madhe për Luizin

18:15 | 07 Maj 2023

Produksioni ndalon befasinë e madhe për Luizin, fituesi kanadez zbulon që ka kërkuar të jetë në finale, por nuk ka marrë përgjigje.

Fituesi i “Big Brother Canada”, Kejvin Jacobs, ka treguar përkrahje të padiskutueshme për Luizin, i cili kishte treguar se ka ndjekur strategjitë e tij.

Sonte mbahet finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania”, dhe padyshim, Luizi është pretendent për ta fituar.

Një reagim në ‘Instagram’, e ka bërë edhe Kevin, i cili është treguar i emocionuar për natën e sotme.

Ai ka treguar se finalen e “BBVA”, do ta shikojë me disa shokë shqiptarë.

Fituesi kanadez foli pak edhe për televizionin “Top Channel”, që sipas tij i ka dërguar email për të treguar se do të dëshironte të jetë në finale.

Sipas tij “Top Channel” nuk i ka parë emailet e tij.

Komento: