Zbulohet më në fund, ja çfarë i tha Isco yllit të Barcelonës, Messit

18:44 | 03 Mars 2019

EL Clasico vazhdon të mbetet njëra ndër ndeshjet më të shikuara në planet.

Në këtë përballje ndodhin shumë gjëra të papritura.

Mesfushori i Real Madrid Isco luajti vetëm 15 minuta në El Clasico të shtunën, por ai arriti t’i përdorë ato pak minuta siç duhet. Spanjolli shkëmbeu disa fjalë me Lionel Messin dhe e bëri këtë me argjentinasin në fund të lojës.

Duke e ditur admirimin e Iscos për Messin, disa media sygjeruan se lojtari i kërkoi sulmuesit të Barcelonës ‘ta shpëtojë’ atë nga Real Madridi. “Please save me”, mësohet t’i ketë thënë me një buzëqeshje të lehtë Isco – Messit.

Isco është duke kaluar një makth të këtij sezoni, pasi marrëdhënia e tij e dëmtuar me trajnerin e skuadrës Santiago Solari e ka privuar atë duke luajtur shumë pak kohë në Bernabeu. Mesfushori ka gjasa të largohet nga Los Blancos gjatë verës.

Komento: