Real Madrid njofton zyrtarisht se do ta nënshkruajë Eden Hazard një ditë pas ndeshjes së fundit të sezonit të Chelseas.
Futbollisti belg konfirmoi se kjo do të jetë sezona e tij përfundimtare në Stamford Bridge, përcjell ORAinfo.
Pas shumë spekulime në lidhje me të ardhmen e 28-vjeçarit, L’Equipe sugjeron që saga e transferimit afatgjatë është afër përfundimit pasi një marrëveshje prej £ 86m tashmë është në fuqi.
Transferimi i “ëndrrës” së Hazard do të bëhet publik më 30 maj, thuhet një ditë pasi Chelsea ndeshet me Arsenalin në finalen e Europa League./ORAinfo/