Zbulohet mesazhi i Ibrahimovic për Khabib

18:45 | 03 Mars 2021

Khabib zbulon mesazhin e fuqishëm që Ibrahimovic i dërgoi atij.

Ylli i arteve marciale, Khabib Nurmagomedov, ka zbuluar mesazhin motivues që Zlatan Ibrahimovic i ka dërguar atij.

Tanimë i penzionuari i UFC-së, Khabib shpesh flet për dashurinë e tij për futbollin dhe se si Ibrahimovic është njëri nga lojtarët e tij favorit në këtë sport.

Kështu, ai ishte i nderuar që pranoi një mesazh të fuqishëm nga njëri prej idollëve të tij, transmeton lajmi net.

“Nëse ndiheni i ri, jeni i ri,” tha Ibrahimoviç në mesazhin e tij audio që zbuloi Khabib.

“Nëse stërvitesh fort, stërvitesh fort. Dhe nëse e di që je më i mirë se të gjithë, atëherë thjesht duhet ta bësh atë që bën më së miri”.

“Njerëzit flasin kur ju jeni numri një, ata thjesht duan të gjejnë diçka për të thënë kundër jush”, mbaroi mesazhi i Ibrahimovic për Khabib.

32 vjeçari u pensionua në tetor të vitit të kaluar, por ka thashetheme të vazhdueshëm për kthimin e tij në UFC.

Shembulli i Ibrahimovic është një që mund ta frymëzojë atë të kthehet – suedezi po për formon në nivelin më të lartë edhe pse ai tashmë është 39 vjeç.

Komento: