Sali Berisha publikon mesazhin.
Ish-kryeministri Sali Berisha referuar qytetarit dixhital ka publikuar një mesazh, që sipas tij, Rama ia ka dërguar policëve.
Ai shkruan se për shkak të protestës së opozitës, Rama ka kërkuar që policëve t’iu kthen paratë e papaguara për më shumë se një vit si dhe të përjashtohen nga procesi i vettingut.
Denoncimi i Berishës
Policet brohorasin rroftë protesta!
Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb
Pershendetje doktor! Nga frika e protestave dhe per te joshur policet, Edi Rama ka dhene urdher te njoftohen policet ne te gjithe vendin se do t’u jepen parate e papaguara prej nje viti per oret shtese etj dhe se nuk do te behet vetingu. Sot paradite, Sander Lleshi, me porosi te Edi Rames, ka shperndare kete urdher tek drejtuesit e larte te policise.
“Ne ëhatsupp dhe ne rrjetin e brendshem duhet te shperndani pa vonese keto mesazhe:
1. Keshilli i Ministrave ka miratuar dje ndryshimet ne ligjin per vetingun ne Policine e Shtetit. Keto ndryshime parashikojne qe ky proces te kryhet per funksionet e larta drejtuese ne Policine e Shtetit dhe ne SHÇBA.
2. Kryeministri ka urdheruar akordimin e fondit per pagesen e detyrimeve te prapambetura (ore shtese, turne te dyta, etj.) per te gjithe punonjesit.”
Policet kane nisur te thone se protesta e dha rezultatin e pare! Ata po marrin parate qe s’ua jepnin prej me shume se nje viti dhe shpetojne nga vetingu i drejtuar nga shoferi i Klement Balilit. Policet mezi po presin rezultatin final te protestes qe te çlirohen drejtimi prej sherbetoreve te krimit dhe bandave.