Zbulohet “misteri” i Papës, ja pse nuk i la besimtarët që t’ia puthin dorën

16:44 | 30 Mars 2019

Zbulohet “misteri” i Papës.

Papa Françesku refuzoi që t’ia puthnin dorën një numër të madh njerëzish dhe videoja e tillë solli konfuzitet te publiku.

Por misteri Papa Françesku në mënyrë të përsëritur tërhoqi dorën e tij të djathtë, ndërsa një grup i gjatë njerëzish u përkulën dhe u përpoqën ta puthnin këtë javë, njofton Klan Kosova.

Dhe arsyeja ishte sepse ai nuk dëshironte të shpërndante mikrobeve.

Zëdhënësi i Vatikanit Alessandro Gisotti tha se Papa ishte i shqetësuar për përhapjen e mikrobeve dhe ishte i shqetësuar për higjienën, pasi vizitorët e devotshëm u përpoqën t’ia puthnin dorën.

“Ati i Shenjtë më tha se qëllimi ishte shumë i thjeshtë: higjiena. Ai dëshiron të shmangë rrezikun e ngjitjes për njerëzit, jo për të “.

Komento: