
Ish-futbollist i KF Dukagjinit, Jetmir Isufi dyshohet se sot gjatë ditës ka vrarë me armë zjarri vëllain e tij, Faruk Isufi.
Raportohet se tragjedia ndodhi në shtëpinë e të përfshirëve, teksa konflikti ndërmjet tyre kishte filluar për pronësinë e shtëpisë.
Pas konfliktit verbal, tashmë i ndjeri është dërguar në Spitalin e Pejës, ku sipas këtij institucioni ai nuk kishte pasur shenja jete. Ndërkaq vëllai i tij është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra.