
Policia e Shqipërisë, në bashkëpunim me Policinë e Greqisë kanë zbuluar një arsenal armësh zjarri dhe municion luftarak në Gjirokastër.
Sipas njoftimit të organeve të rendit, ky arsenal i përkiste një personi të dyshuar si vrasës më pagesë. I njëjti ka rënë në prangat e policisë.
Armët e zjarrit, që u gjetën në banesën e 45-vjeçarit, i ndaluar dy ditë më parë në Greqi, mbi akuza për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal që posedonte armë zjarri, do të dërgohen tek Instituti i Policisë Shkencore për ekspertim teknik.
Policia ka sekuestruar tre armë zjarri automatike, 200 fishekë kallashnikovi, 18 pako me fishekë pistolete dhe pesë krehra.