Zbulohet në çfarë cilëse u ftua Sabahudin Cena nga Specialja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Zbulohet në çfarë cilëse u ftua Sabahudin Cena nga Specialja

22:52 | 14 Janar 2019

Gjykata Speciale ka nisur sot punën edhe zyrtarisht me marrjen në pyetje të ish-komandantit të Zonës së Llapit, Rrustem Mustafa-Remi.

Mahmut Halimi, avokati i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Sabahudin Cenës, ka folur rreth intervistimit të sotëm të klientit të tij në zyret e EULEX-it.

Halimi ka thënë për Klan Kosovëm se klienti i tij, Sabahudin Cena, është ftuar nga Prokurori i Specializuar për intervistim në cilësinë e të dyshuarit.

Cena sipas avokatit të tij nuk është i akuzuar i Speciales në Hagë, derisa është shfaqur i bindur që as nuk do të ngritet ndonjë aktakuzë ndaj tij po ashtu.

Veç tjerash avokati i Sabahudin Cenës, Mahmut Halimi, ka bërë të ditur se klienti i tij do të ketë edhe një intervistim tjetër në zyret e EULEX-it, procedurë kjo e cila do të zhvillohet gjatë ditës së martë.

Komento: