Zbulohet nënshkrimi i dytë i Zidanes – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Zbulohet nënshkrimi i dytë i Zidanes

08:55 | 16 Mars 2019

Ylli i Man Cityt është nënshkrimi i dytë i Zidane te Real Madrid.

Real Madrid është aktivizuar në tregun e transferimeve, duke kërkuar lojtarë cilësor për afatin kalimtar të verës.
Mesfushori anglez i Manchester Cityt, Raheem Sterling, mund të jetë një nga nënshkrimet e mëdha të Real Madridit në vitin 2019.

‘Mirror’ shkruan se Real Madrid dëshiron transferimin e yllit të Manchester Cityt, përcjell lajminet.

Sterling është një nga yjet e klasit botëror që ‘Los Blancos’ po planifikojnë t’i transferojnë gjatë verës, së bashku me Neymar, Eden Hazard dhe Christian Eriksen.

Reprezentuesi anglez admirohet shumë nga Zinedine Zidane, që kishte kërkuar transferimin e tij edhe në vitin 2014, kur ishte ndihmës i Carlo Ancelottit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!