Okologjistët e Institutit Holandez të Kancerit u surprizuan edhe vetë nga zbulimi aksidental që bënë.
Ky organ në kokën tonë u zbulua gjatë përdorimit të një lloji të ri të skanimit, që po përdoret tek personat me kancer në zonën e kokës dhe qafës, shkruan “DailyStar”.
Ata po përdornin tomografi me rrezatim pozitroni për të gjurmuar shpërndarjen e kancerit të prostatës nëpër trup, kur ata vrenjtën një ndriçim në skanime, që shkaktohet nga një glukozë radioaktive që injektohet tek pacientët për të identifikuar tumore, transmeton lajmi. net.
Dy zona në kokën e të gjithë pacientëve ndriçoheshin, prandaj ata testuan këtë tek 100 persona dhe të gjithë kishin të njëjtin rezultat.
Zbulimi emocionues është një grup i gjëndrave të pështymës – kryesisht gjëndra mukoze me kanale të shumta kulluese – të vendosura në pjesën e pasme të nazofaringut.
Këto gjëndra u quajtën gjëndra tubariale.Besohet se këto gjëndra mund të shkaktojnë probleme tek disa pacient që janë duke u trajtuar me rrezatim, duke shkaktuar vështirësi në gëlltitje.
Sa më shumë që këto gjëndra i ekspozohen rrezatimit, aq më shumë pasoja ka pacienti.
Zbulimi i këtyre gjëndrave mund të përmirësoj trajtimin e kancerit, sepse pacientët do të kenë më pak vështirësi në të ngrënë, të pirë ose të folur pas trajtimit.