Zbulohet një vatër e re e gripit të shpendëve

15:50 | 28 March 2022

Virusi i shpendëve ka arritur në Shqipëri dhe për këtë autoritetet kanë dalë me një njoftim.

Ministria e Bujqësisë në Shqipëri njoftoi se në 24 orët e fundit është konfirmuar një rast i ri me gripin e shpendëve, në fshatin Aliban të Vlorës.

“Në 24 orët e fundit kemi një rast të ri të konfirmuar; Kemi një vatër të re infeksioni në Qarkun Vlorë; Nuk kemi asnjë stabiliment me drejtim prodhim për mish të infektuar”, lexohet në komunikatën e ministrisë.

Ministria e Bujqësisë përsëriti se “nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperatura më të larta se 70 gradë Celsius”.

Komento: