Mesfushori spanjoll Cesc Fabregas ka lënë përfundimisht Chelsean për t’iu bashkuar edhe zyrtarisht klubit francez Monacos.
Pas qëndrimit prej katër vite e gjysmë, mesfushori spanjoll është larguar nga Chelsea, për t’u transferuar te Monaco në Ligue 1.
Te Monaco, Fabregas do të bashkohet me ish bashkëlojtarin e tij, Thierry Henry, i cili tani drejton këtë skuadër.
31 vjeçari, ka zgjedhur një numër të veçantë te skuadra franceze.
Në pamundësi për të marrë numrin e tij 4, Fabregas ka zgjedhur numrin 44.