Zbulohet numri i Fabregas te Monaco – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Zbulohet numri i Fabregas te Monaco

08:13 | 12 Janar 2019

Mesfushori spanjoll Cesc Fabregas ka lënë përfundimisht Chelsean për t’iu bashkuar edhe zyrtarisht klubit francez Monacos.

Pas qëndrimit prej katër vite e gjysmë, mesfushori spanjoll është larguar nga Chelsea, për t’u transferuar te Monaco në Ligue 1.

Te Monaco, Fabregas do të bashkohet me ish bashkëlojtarin e tij, Thierry Henry, i cili tani drejton këtë skuadër.

31 vjeçari, ka zgjedhur një numër të veçantë te skuadra franceze.

Në pamundësi për të marrë numrin e tij 4, Fabregas ka zgjedhur numrin 44.

Komento: