Zbulohet oferta e ‘çmendur’ e Barcelonës për Neymarin

13:21 | 19 Korrik 2019

Barcelona, ofron 6 lojtarë dhe 100 milion euro për Neymar.

Klubi i Barcelonës bën ofertën tunduese për të rikthyer në Camp Nou sulmuesin brazilian Neymar.

Klubi Catalanas ka bërë një ofertë të jashtëzakonshme për të bërë të mundur sjelljen e sulmuesit brazilian në Camp Nou.

Barcelona ofron 90 milionë paundë dhe një listë prej gjashtë lojtarësh, Samuel Umtiti, Philippe Coutinho, Ousmane Dembele, Ivan Rakitic, Nelson Semedo dhe Malcom, ku klubi i PSG-së mund të zgjedhë dy lojtarë.

Neymar ka shënuar 103 gola në 182 paraqitje për gjigandët spanjollë gjatë katër sezoneve para se të bashkohej me klubin e PSG-së për rekordin 200 milionë paundë.

Sulmuesi Neymar ka sinjalizuar synimin e tij për t’u rikthyer në Barcelonë pas një mungese dy vjeçare.

Klubi i PSG nuk pranon që sulmuesin ta trasferojë me një shifër të ulët pas tarifës së çmendur që kanë paguar për të.

Komento: