Zbulohet oferta e çmendur e Realit për Milinkovicin

09:59 | 11 Janar 2019

Gianluca Di Marzio pretendon se Lazio ka refuzuar një ofertë të rëndësishme nga Real Madrid për mesfushorin Sergej Milinkovic-Savic verën e kaluar.

Kreu i Lazios, Claudio Lotito, gjatë javës së kaluar foli për mburrje duke treguar se ai hodhi poshtë një ofertë prej 160 milion euro për Milinkoviç-Savic, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, Di Marzio i tha Sky Sport Italia të enjten se Reali bëri një propozim të madh për Milinkovic.

Edhe pse shifra e saktë nuk dihet, eksperti i transferimit pohon se ishte oferta më e lartë që Akuili mori.

Ofertë për Milinkovic kishte edhe nga Milani, që klubi italian kishte shpresuar për transferimin e lojtarit. /ORAinfo/

Komento: