Manchester United raportohet se po synon të përforcohet me Randal Kolo Muanin.
Sipas “L’Equipe”, klubi anglez është duke përgatitur një ofertë prej 60 milionë eurosh për sulmuesin e Eintracht Frankfurtit.
Megjithatë, “Djajtë e Kuq” duhet të mposhtin konkurrencën e Bayern Munichit, që gjithashtu ka shprehur interesim për futbollistin që ishte pjesë e Francës në Kupën e Botës “Katar 2022”.
“Bavarezët”, që thuhet se kishin shfaqur interesim për Kolo Muanin përpara se të fillonte Kupa e Botës, janë të interesuar që ta kenë futbollistin në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Në 14 ndeshje të Bundesligës këtë sezon, 24-vjeçari ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 9 asistime.
Ai me Eintracht Frankfurtin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.