Zbulohet paga marramendëse e Higuainit te Chelsea

09:11 | 20 Janar 2019

Është çështje orësh kur pritet që Gonzalo Higuain të zyrtarizohet si lojtar i Chelseas.

Argjentinasi duket se përfundimisht do të kalojë tek Chelsea për pjesën e mbetur të sezonit.

Higuain thuhet të ketë arritur marrëveshje me skuadrën nga Londra dhe gjithçka pritet të nënshkruhet shumë shpejtë.

“The Star” raporton se pas kalimit të tij në Premierligë, lojtari do të jetë një nga më të paguarit në këtë ligë, transmeton lajmi net.

Të ardhurat e Higuain pritet të jenë rreth 270 mijë funte në javë, në pjesën e mbetur të sezonit ku ai do të transferohet si i huazuar.

Kjo shifër do ta vendoste argjentinasin në mesin e pesë lojtarëve që fitojnë më së shumti në Premierligë.

Mbetet të shihet kur do të finalizohet marrëveshja Higuain – Chelsea. Thuhej se testet mjekësore do të kryheshin të premten, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.

Higuain verën që shkoi kishte kaluar nga Juventusi te Milani, por te rosonerët nuk kishte arritur t’i realizojë pritshmëritë.

Komento: