Zbulohet paga qe Milan paguan për Leonardo, Gazidis dhe Maldinin

14:58 | 10 Maj 2019

Milan është duke rrezikuar vendin e katër në Serie A, i cili e lë jashtë garës në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Pavarësisht kësaj, Milan i paguan një ‘mal’ me para drejtuesit e klubit. Vetëm për një sezonë, Leonardo, Gazidis dhe Maldini paguhen gati 10 milion euro.

Për të sapoardhurin Ivan Gazidis paga është më e lartë nga të gjithë drejtuesit e tjerë të Milan, Ai merr 4 milionë euro bruto nga Milan, përcjell ORAinfo.

Pasi tij është Leonadro, i cili merr rreth 3.5 milion euro në sezonë. Shumë më poshtë, qëndron drejtori i Zhvillimit Strategjik, Paolo Maldini, i cili për sozonë paguhet hiq me shumë se 1.8 milion euro bruto.

Presidenti Paolo Scaroni ishte në fund të tryezës, duke fituar rreth 500 mijë euro në vit.

Pra, në total, katër anëtarët e ekipit të lartë të menaxhimit i kushtojnë klubit rreth 10 milionë euro. /ORAinfo/

Komento: